Shkup, 4 mars – Prokuroria Speciale Publike rastin “Monstra” e ka marrë përsipër dhe e përfaqëson këtë lëndë më të vetmin qëllim – zbardhjen e të vërtetës. Kështu shprehet prokurorja speciale Fatime Fetai, në një intervistë për javoren “Fokus”, ndërsa thekson se PSP do të angazhohet që të zbulohet e vërteta për autorët e vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës dhe shkaqet e tyre.
Duke ju përgjigjur në pyetjen se vallë PSP, lëndën e heton në prizmin e “terrorizimit islamik”, siç bërë paraprakisht prokurorja Gordana Geshkoska, ose nëse janë duke hetuar në një pistë tjetër, prokurorja Fetai, përgjigjet se motivi për rasti “Monstra” më tepër analizohet nga një kënd tjetër.
“Sa i përket dënimit që e kanë marrë autorët, kjo aspak nuk është me rëndësi. Kështu që, ata që kanë marrë pjesë në këtë krim – nuk kanë shumë argumente për mos t’u dënuar me burg të përjetshëm, respektivisht nuk kanë asnjë”, shprehet Fetai.
Meqë deri tani PSP nuk ka shpalosur asnjë detaj për atë se çfarë posedon për “Monstrën”, prokurorja Fetai, e cila e përfaqëson lëndë për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës, as kësaj radhe nuk ka folur për përmbajtjen e “bombave” për këtë lëndë. Por, vetëm shton se nuk mund të japë informacione për dëshmitë të cilat i posedon PSP, “për shkak se bëhet fjalë për një lëndë të ndjeshme dhe çdo ditë e re mund të sjell perspektivë të re edhe për të akuzuar tjerë”.
Njëkohësisht, Fetai në këtë intervistë flet edhe për faktin se MPB dhe prokuroria e rregullt kanë dështuar në zbardhjen e vrasjes së pesëfishtë, gjegjësisht për atë nëse dikush ka dëshiruar të fshihet e vërteta apo kaq kanë qenë kapacitet e institucioneve.
“Aq kanë qenë kapacitet tona që na sjellin në përfundimin se nga ana e përgjegjësve është dështuar në kuptimin e përmirësimin të këtyre kapaciteteve, në kuptimin e parandalimit dhe gjetjen e autorëve të veprave, sidomos në mbledhjen e dëshmive. Kryesorja, ka dështuar reagimi i parë dhe më i rëndësishëm i shtetit në këtë rast. Ndoshta, sipas shembullit të rastit të ‘Shpatës’ serbe, gjatë vrasjes së kryeministrit të tyre. Nuk dua të besoj se dikush me qëllim ka kryer diçka në këtë kontekst. Dhe, akoma nuk kam ndonjë burim të tillë”, thotë Fetai.
Ndryshe, Fetai, është deklaruar edhe për masën e paraburgimit e cila u është shfuqizuar të akuzuarve Fejzi e Haki Aziri, Agim Ismailloviqit dhe Sami Lutës. Sipas saj, shqiptimi i kësaj mase pas ngritjes së aktakuzës është i limituar në kohë, ndërsa në procedurë paraprake që zhvillohet tani, prokurorja Fetai thotë se është një afat kohor i harxhuar, pothuajse plotësisht.
“Diçka më tepër nuk mund të them për momentin, vetëm se jam e bindur në drejtësinë për fëmijët dhe peshkatarin”, thotë mes tjerash ajo. Nga rifillimi i procesit të rigjykimit për rastin “Monstra”, katër apo pesë seanca e fundit për këtë lëndë kanë qenë të mbyllura për opinionin. Prezantimi i provave të siguruara nga Masat e Posaçme Hetuese kanë qenë arsye kryesore pse mediat nuk janë lejuar të marrin pjesë në këto seanca. Gjykimi i radhës për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës, vazhdon me 13 mars, kur pritet të shihet se vallë seancat do të hapen për publikun, ose jo. (koha.mk)