Viteve të fundit Superliga e Kinës është bërë shumë joshëse për yjet e futbollit. Klubet kineze janë duke bërë shpenzime marramendëse për transferimin e yjeve. Por, së fundi kinezët kanë befasuar për një gjë tjetër. Sipas Daily Mirror, Superliga e Kinës po synon që ta transferojë top gjyqtarin e Premierligës, Mark Clattenburg, përcjell Express. Clattenburg është emëruar referi më i mirë në botë në Globe Soccer Awards të martën. AI gjykoi finalen e FA Cup, Kampionatin Evropian dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2016.