Bashkëshorti i një mjekeje ka qëlluar për vdekje pesë persona, të cilët po bënin zhurmë gjatë izolimit nga koronavirusi.
Ngjarja ka ndodhur në Rusi dhe personi që ka hapur zjarr është 31-vjeçari, Anton Franchikov. Policia vendase është shprehur se ai ka dëgjuar një grup njerëzish që bënin zhurmë nga ballkoni i tij, e si pasojë ka marrë një pushkë gjuetie dhe ka qëlluar drejt tyre.
Viktima kanë mbetur 4 burra dhe një femër, e cila sipas policisë ishte në pritje të ëmbël.
Franchikov kur kishte dëgjuar zhurmën që vinte nga rruga, ka menduar se do t’i zgjojnë fëmijën e tij. Policia ka shtuar se 31-vjeçari ka thënë se ata njerëz duhej të ishin të izoluar në shtëpi.
I dyshuari për ngjarjen e rëndë ka rrëfyer vetëm për tre vrasje, duke thënë se nuk mban mend për dy të tjerët. Bashkëshortja e tij, 27-vjeçarja Svetlana ka treguar se gjatë masakraës ka qenë në banjë dhe se nuk e dinte se çfarë po bënte burri i saj.