Trupat e viktimave të koronavirusit janë lënë në anën e rrugës, ndërsa zyrtarët përpiqen të përballojnë vdekjet e koronavirusit në qytetin Guayaquil në Ekuador.
Sipas “Daily Mail“, të paktën 150 kufoma mbetën në rrugë ose u mbajtën në shtëpitë e të afërmve të hidhëruar, ndërsa virusi vdekjeprurëse po shkatërron qytetin port të goditur nga tmerri.
Trupat u vendosën në buzë rrugës me shpresën e dëshpëruar se autoritetet do të ishin në gjendje t’i largonin, por heqjet e tyre zgjat deri në tre ditë.
Banorët u detyruan madje të përdorin kuti kartoni si arkivole ndërsa numri zyrtar i viktimave në Ekuador ka shkuar në 172 me të paktën 3.500 raste të konfirmuara.
Nënkryetari i Ekuadorit Otto Sonnenholzner kërkoi falje pasi banorët postuan imazhe dhe video të kufomave në mediat sociale. Autoritetet mblodhën të paktën 150 kufoma në fillim të kësaj jave, por nuk konfirmuan se sa prej të vdekurve ishin viktima të shpërthimit.