Shkup, 24 janar – Muzafer Ejupi u është rikthyer stërvitjeve, pasi ka qenë me virozë dhe me temperaturë dhe si rezultat i kësaj ai mungoi në disa seanca stërvitore. Shokëve në stërvitje iu bashkua të shtunën, ndërsa të dielën Osijeku i tij zhvilloi ndeshjen e dytë kontrolluese, kësaj radhe si mysafir kundër anëtarit të Ligës së tretë Neretvanac. Me rezultatin 6-0 triumfuan futbollistët e Osijekut, ndërsa në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Ejupi. Ai shënoi për 2-0 në minutën e 28, ndërsa sipas faqes zyrtare të klubit, fitorja ka mundur të jetë edhe më e thellë, nëse futbollistët e saj, do ti kishin realizuar rastet e shumta.
“Shënova një gol në ndeshjen e parë të këtij viti! Duket se viti 2017 do të jetë një e vit i mirë”, shkroi në faqen e tij në Facebook, sulmuesi shkupjan. Ndryshe, Ejupi ka luajtur si titullar, ndërsa në pjesën e dytë, trajneri Zekiq ka zbarkuar formacionin e dytë, ku u shënuan edhe katër gola. (Perosheviç 47’, Knezheviq 60’ dhe 76’ dhe Perosheviq nga pika e bardhë në minutën e 86.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.