Shkup, 21 qershor – Instituti Ndërkombëtar i Modës “Izet Curi” për fundin e vitit shkollor organizon ekspozitë me kreacionet e punuara nga studentët. Ekspozita do të mbahet me 27 qershor, me fillim nga ora 19:00, në Galerinë Nacionale të Maqedonisë “Daut Pasha Hamam”, informon Koha.
Këtë vit ekspozita do të organizohet për nderë të njërit ndër mjeshtërve më të mëdhenj të modës në shekullin XX, Azzedine Alaia. Instituti francez në Shkup, një ndër bashkëpunëtorët tanë më të mëdhenj do të ndajë 3 çmime për arritjen vjetore të studentëve. Kemi nderin t’ju kemi të pranishëm në ngjarjen më të rëndësishme të vitit për studentët tanë.