Derisa këshilltarët të BDI-së, Alternativës, dhe Besës votuan pro, të përmbajtur ishin këshilltarët të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. Në lidhje me këtë aktivitet u formua Komision i cili do të bëjë përzgjedhjen e autorit dhe do të ndjek aspektin financiar të bustit
Vjollca SADIKU
Dibër, 29 janar – Së shpejti në Dibër do të vendoset busti i heroit dibran Elez Isufi – Ndreu (1861-1924). Këtë, dje e vendosi me shumicë votash Këshilli i Komunës Dibër me kërkesë të Shoqatës të ish të Përndjekurve Politik Shqiptar – dega në Dibër. Kryetari i shoqatës në fjalë, Bashkim Mashkulli, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i Këshillit të Komunës, para këshilltarëve theksoi se vendi dhe roli i patriotit dibran Elez Isufi është i veçantë në lufëtrat kundër perandorisë osmane dhe forcave serbe.
“Si dibran, ky patriot meriton të ketë bustin e vet edhe në Dibrën e tij”, tha Mashkulli, ndërsa se Shoqata e ish të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politik si nismëtare dhe realizuese për vendosjen e busteve të heronjve dibran, deri tani ka vendosur shtatoren e Skënderbeut në qendër të Dibrës, pastaj bustet të rilindësve dibran Said Najdeni dhe Josif Bageri dhe para disa kohëve edhe bustet të kryetarëve historik të Dibrës – Sefedin Pustina dhe Aqif Llehsi. Derisa këshilltarët të BDI-së, Alternativës, dhe Besës votuan pro, të përmbajtur ishin këshilltarët të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. Në lidhje me këtë aktivitet u formua Komision i cili do të bëjë përzgjedhjen e autorit dhe do të ndjek aspektin financiar të bustit. Kryetari i Dibrës, Hekuran Duka duke përkrahur këtë iniciativë të shoqatës dhe vendimin e Këshillit, theksoi se figurat historike të Dibrës duhet të kenë një vend të veçantë edhe sot.
Këshilltarët në seancën e 44-të i dhanë dritë jeshile edhe raportit për realizimin e buxhetit të Komunës së Dibrës për katërmujorin e fundit të vitit 2020. Në raport u theksua se edhe në tre muajt e fundit të vitit të kaluar, pushteti vendor në aspektin buxhetor ka qenë efikas. Njëherësh u aprovua edhe vendimi për miratimin e propozim-planit përfundimtar për Planin Detal Urbanistik për bllokun 2 të Komunës së Dibrës në periudhën 2019-2024. (koha.mk)