Për shkak uljes drastike të temperaturave në Greqi, mijëra emigrantë i janë eksponuar të ftohtit në kushte joadekuate dhe ata mund të tentojnë të kërkojnë strehimore të reja nëpër rrugë. “Emigrantët mund të ikin në qendrën e Selanikut që të shpëtojnë nga ngrirja”, deklaroi prefekti i qytetit të dytë për nga madhësia në Greqi, Janis Butaris. Temperatura e ajrit në Greqi në dy ditët e fundit në mënyrë drastike është ulur prej plus 20 gradë Celsius deri në minus në pjesën veriore të vendit, ndërsa në Athinë deri nën 10 gradë. Më shumë se 62.000 refugjatë dhe emigrantë me muaj janë bllokuar në Greqi. Rreth 17.000 janë në qendrat e pranimit në ishujt në Detin Egje, ndërsa të tjerët në kontinent. Numri më i madh i tyre jetojnë në kushte mizore në qendrat e stërngarkuara, ndërsa shumica janë vendosur në tenda pa ngrohje.