Paris Saint-Germain e ka tronditur Barcelonën. Parisienët e kanë mposhtur gjigantin nga La Liga me rezultat 4:0 në kuadër të Ligës së Kampionëve. Trajneri i ekipit nga Camp Nou, Luis Enrique e ka pranuar se PSG ishte superiore ndaj tyre, derisa e ka marrë përgjegjësinë për debaklin e pësuar. “Është e thjeshtë, kundërshtari ka qenë superior me top dhe pa top. Ata kanë fituar duele, ata kanë qenë më efektivë dhe rezultati pasqyron në mënyrë të qartë se çfarë ndodhi në fushë. Unë nuk mendoj se unë duhet të shpjegoj shumë”, ka deklaruar Enrique. “Le të mos e humbni kohën me tema të tilla, ky është një sport emocionues dhe ka gjithmonë komplikime. Përgjegjësia është e imja”, ka theksuar Enrique.