Ankara, 24 tetor – Turqia do ta shfrytëzojë të drejtën e saj t’i shkatërrojë luftëtarët kurdë, pjesëtarë të Njësiteve për mbrojtjen e popullit, nëse nuk tërhiqen nga “zona e sigurisë” në pjesën veriore të Sirisë në pajtim me marrëveshjen, tha sot presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, transmeton gazeta KOHA.
Gjatë ditës së sotme, më herët, Forcat demokratike siriane të kryesuara nga kurdët, e akuzuan Turqinë se ka filluar ofensivë në tre fshatra edhe krahas marrëveshjes për ndërprerjen e zjarrit. Rusia, megjithatë kumtoi se marrëveshja po respektohet pa problem.
Një përfaqësues anonim i këtyre forcave sot tha se kurdët nga Forcat demokratike siriane janë tërhequr 32 kilometra nga kufiri me Turqinë. Paraprakisht, zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme deklaroi se forcat kurde kanë filluar të tërhiqen nga rajoni në afërsi të kufirit turk me Sirinë.
“Me kënaqësi theksojmë se marrëveshja e arritur në Soçi po zbatohet. Gjithçka po zbatohet”, theksoi Vershinin.
Moska tashmë dërgoi një numër të caktuar të policëve ushtarak në rajonin ndërkufitar mes Turqisë dhe Sirisë në bazë të marrëveshjes së arritur të martën mes presidentit tuk Rexhep Taip Erdogan dhe homologut të tij rus Vladimir Putin.(koha.mk)