Sapo Arbër Zeneli pranoi topin, i gjithë publiku u ngrit në këmbë. Anësori i majtë është njëri nga lojtarët që ka ngritur lartë Kosovën dhe ai e shënoi përsëri kur ata kishin më së shumti nevojë. Kështu e fillon artikullin mediumi madh amerikan ESPN. Forma fantastike e Kombëtares së Kosovës ka bërë që e gjithë bota të flasë për Dardanët, raporton Periskopi, përcjell gazeta Koha.
Kosova është Kombëtarja e cila nuk njeh humbje në 12 ndeshjet e fundit. Islanda është skuadra e fundit që ka mposhtur Kosovën në vitin 2017. ESPN ia ka kushtuar një artikull të veçantë Kosovës të cilin do t’ua përkthejë Persikopi. Artikulli fillon me titullin se si një vend i formuar në vitin 2008 është në prag të një kualifikimi historik në EURO 2020. “Ëndërroni Dardanë’ është koerografia që tifozët kishin bërë në stadiumin Fadil Vokrri para ndeshjes me Bullgarinë[1-1]. Tifozët e Kosovës atë natë besuan për diçka që nuk e kanë paramenduar vite më parë.