Goli i Leo Messit i shënuar kundër Getafes në sezonin 2006/07 në Kupën e Mbretit është zgjedhur si goli më i mirë në histori të Barcelonës nga tifozët e klubit katalunas. Leo Messi ka fituar një tjetër çmim te Barcelona, atë për golin më të bukur në histori të klubit, shkruan Periskopi, përcjell gazeta Koha.
‘Pleshti’ gjatë karrierës së tij ka shënuar shumë gola të bukur, por ky ndaj Getafes vërtetë është më i miri. Messi pasi pranon një top nga një bashkëlojtar i tij në mes të fushës fillon ta driblojë tërë skuadrën për të shënuar golin që tani është zgjedhur si më i miri në histori.
Në videon e mëposhtme mund ta shihni golin e jashtëzakonshëm të Messit.