Prostitutat në Britaninë e Madhe kanë hapur një forum në internet ku shpërndajnë këshilla rreth punës së tyre dhe shënime të ndryshme për klientë të caktuar. Faqja e internetit i këshillon vajzat që merren me prostitucion për ndonjë rast të ndonjë klienti të dhunshëm ose që refuzojnë të paguajnë për shërbimet që marrin. Në një rast interesant, një vajzë kishte shkruar për një burrë, i cili pasi e kishte telefonuar atë dhe ishin takuar, ai i kishte vjedhur prostitutës të gjitha gjërat personale dhe kishte ikur nga hoteli me makinë. Pas secilit rast që femrat e industrisë së seksit raportojnë në këtë faqe, aty fusin edhe numrat e telefonit të klientëve problematikë, në mënyrë që vajzat tjera t’i shmangen rrezikut. Sipas një raporti të hartuar në korrik, në Britani punojnë rreth 70 mijë prostituta me të ardhura që sillen rreth 2500 euro në javë. Prostitucioni në Britaninë e Madhe është legal që prej vitit 2009, por është e jashtëligjshme që femrat të dalin në rrugë e të ofrojnë shërbimet e tyre.