Nuk ka surpriza këtu, 16-vjeçari Lamine Yamal konsiderohet si favoriti për çmimin “Golden Boy 2024”.
Pau Cubarsi (17), Vitor Roque (19) dhe Gavi (19) janë tre lojtarët e tjerë të Barcelonës në mesin e atyre 100 të nominuarve për të fituar çmimin.
Yamal ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar tetë të tjerë në 44 paraqitje për katalanasit, gjë që është mjaft mbresëlënëse për moshën e tij.