Një djalë indian e ka hundën të ngjashme me një trung peme, besohet se është mishërimi i Zotit Hindu. Ganesh, i quajtur sipas Perëndisë Elefant nuk është në gjendje që të flasë ose hajë për shkak të rritjes jo normale të hundës. Gjithashtu, ky deformim po i prek edhe shikimin.
Jetimi 9-vjeçar vuan nga sëmundja frontonasal encephalocele, një gjendje që shkaktohet nga një pesë e trurit të tij. Për shkak të kësaj, truri i tij është zhvilluar më ngadalë se fëmijët e tjerë në moshën e tij dhe e ka lënë atë mendërisht të pazhvilluar. Kirurgët lokalë shpresojnë se një operacion di të mund të rregullojë defektin dhe se Ganesh, i cili adhurohet nga banorët vendas, do të gjejë një familje të dashur pas trajtimit.
Ganesh u zbulua fillimisht nga policia lokale në një rrugë të braktisur në një fshat të largët në Indinë verilindore. Ai po qante pa ndërprerje kur u gjet, por nuk ishte në gjendje tu tregonte zyrtarëve se kush ishte për shkak të problemeve që ka. Pasi u zbulua se nuk kishte prindër, policia ia dorëzoi atë një organizate joqeveritare (OJQ) të quajtur Bakakhat Nirman Gut në Assam.