Shkup, 21 shkurt – Nga dita e djeshme nën organizim të Federatës së Mundjes të Maqedonisë, në palestrën e KM “Liria” ka filluar kampi i dytë vjetor për grupmoshat e fëmijë dhe kadetëve. Në këtë kamp janë duke marr pjesë mundësit më të mirë të këtyre grupmoshave nga të gjitha qytetet e Maqedonisë, respektivisht rreth 40 mundës. Ndryshe, kampi do të zgjat deri të premten, ndërsa stërvitjet do ti realizojnë trajnerët e mirënjohur Lulzim Vrenezi, Sedat Baftiu, Viktor Bogdanov, Sufijan Ismaili, Davor Tasev, Gordan Nikollov dhe Strasho Gligorov. (koha.mk)