Mungojnë Muriqi dhe Zeneli Filloi ndeshja mes Kosovës dhe Çekisë në stadiumin e Viktoria Plzen “Doosan Arena”. Tek Dardanët mungon Muriqi e Shala. Në qendër të sulmit në vend të yllit të Fenerbahçes, Vedat Muriqi, do të luajë Atdhe Nuhiu.
Përveç Muriqit, në këtë ndeshje mungon edhe Arbër Zeneli. Ndeshja e parë mes Kosovës dhe Çekisë e zhvilluar në Prishtinë kishte përfunduar me fitoren e Kosovës me rezultat 2:1.