Shkup, 5 shkurt – Skuadra e FC Shkupi po vazhdon me përgatitjet për sezonin pranveror në qytetin e Ohrit. Të dielën ekipi i Shkupit zhvilloi edhe ndeshjen e tretë kontrolluese, ku përballë kishin skuadrën e FC Krupa nga Bosnja dhe Hercegovina. Skuadra e trajnerit Ardian Nuhiu shënoi fitore me rezultatin 3:2. Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët nga Bosnja me anë të Koljiç, ndërsa vetëm disa minuta më vonë Muharem Bajrami shënoi golin e barazimit. Më shifrat 1:1 u mbyll edhe pjesa e parë. Në pjesën e dytë të përballjes u shënuar edhe tre gola, dhe atë dy nga nikoqiri Shkupi dhe një mysafirët nga Bosnja. Ishin përsëri ekipi i Krupa që shënoi golin e avantazhit për 2:1 me anë të Ljubeneviç, ndërsa Shkupi barazoi nga pika e bardhë me anë të Bajramit. Ndërkaq, pak para përfundimit të ndeshjes ishte përsëri Muharem Bajrami i cili shënoi golin e fitores dhe të tretin personal në këtë takim. Kjo ishte fitorja e tretë me radhë për FC Shkupin po në aq takime kontrolluese që i ka zhvilluar në Ohër. Në ndeshjen e parë fituan përballë Novacit me rezultatin 2:0, me të njëjtin rezultat fituan edhe ndaj Makedonija GJ.P. Takimin e radhës FC Shkupi do ta luan me 7 shkurt përballë skuadrës së Strugës. (F.N)