Ronnie Coleman është një nga bodibilderët më të mirë në planet, ku në mënyrë mjaft impresionuese ka arritur të fitojë çmimin “Mr Olympia” për tetë vite radhazi. “Gjithçka fillon me dietën tuaj. Nëse ju nuk ushqeheni si duhet, ndoshta më mirë është që t’i leni ushtrimet sepse vetëm po humbni kohën. Secili njeri është ndryshe, por ju duhet të provoni derisa të gjeni kombinimin e duhur”, tha 52-vjeçari.