David Datro Fofana është afër t’i bashkohet skuadrës së Bundesligës, Union Berlin në formë huazimi pa opsion blerjeje, sipas asaj që raporton Bild.
Fabrizio Romano në anën tjetër bën të ditur se ende lojtari nuk ka dhënë dritën e gjelbër – por kjo nuk ka të ngjarë të jetë një problem.
Sulmuesi 20-vjeçar që iu bashkua Chelseat në mesin e sezonit të kaluar do të ketë një shans për të luajtur në Ligën e Kampionëve.