E shtunë, 18 Janar, 2025
-0.2 C
Skopje

Transparenca e institucioneve është përmirësuar për 3 për qind

Shkup, 10 korrik – Transparenca aktive mesatare e ministrive, e Qeverisë dhe e komunave për vitin 2023 arrin 76 për qind dhe në krahasim me vitin e kaluar është përmirësuar për tre për qind (nga 73 në 78 për qind), tregon analiza  e Qendrës për komunikime civile (QKC), nga renditja e rregullt vjetore e institucioneve sipas Indeksit të transparencës aktive, gjegjësisht sipas publikimit proaktiv, informacioni nga karakteri publik, në të cilën janë përfshirë 98 institucione.

“Transparencën aktive këtë vit e 54 për qind e kanë përmirësuar 54 për qind e institucioneve, për dallim nga viti i kaluar kur 81 për qind e tyre u përmirësuan. Transparenca aktive e ministrive dhe e qeverisë është 86 për qind, ndërsa e komunave është 74 për qind. Ndryshe nga viti i kaluar, ministritë janë përmirësuar me më pak se një pikë përqindje, ndërsa komunat me katër. Si vitin e kaluar edhe këtë vit, vetëm dy institucione, Ministria e Mbrojtjes dhe Qeveria, kanë maksimumi 100 për qind, pra publikojnë të gjitha informacionet e dhëna nga transparenca aktive”, thekson Qendra për komunikim civil.

Dy komuna, Veles dhe Gjevgjeli, ndodhen në pozicionin e tretë, janë të larta 99 për qind plotësim e detyrimeve për publikimin e inforacioneve sipas transparencës aktive Mes rajoneve, në vendin e parë ka depërtuar Rajoni lindor (me 83 për qind transparencë aktive), ndërsa në vendin e fundit mbetet Rajoni i Shkupit (me 66 për qind transparencë aktive). Analiza e Qendrës për komunikime civile tregon se ministritë dhe komunat publikojnë sasinë më të vogël të informatave për financat (komunat vetëm 57 për qind, ndërsa ministritë 62 për qind).

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm