Harlen Bod hi White, vetëm 15 mujashe me sy blu dhe buzëqeshje engjëllore, është kthyer në fenomen në internet. Ai ka rreth 186.000 ndjekës në Instagram, më shumë se vajzat e disa nga figurave më të mëdha të showbizit në botë. Pas fotografive shumë të pëlqyera, për beben 15-muajshe nuk kanë munguar ofertat nga markat e veshjeve, sajtet e internetit dhe kompanitë e reklamave. Ofertat i kanë kaluar edhe 1 milionë dollarët. Ekspertët thonë se Harlen mund të bëhet bebja e parë në botë që fiton një milionë dollarë. Ngelet për t’u parë se cilat oferta do të pranojë familja e tij.