Austin Douglas erdhi në jetë kur nëna ishte në javën e 22 të shtatzënisë dhe mjekët nuk dhanë shpresë se ai mund të jetonte. Foshnja nuk ishte zhvilluar dhe as mushkëritë e tij ende nuk kishin filluar të funksionin dhe mbijetesa e tij ishte e pamundur. Mirëpo, tani vogëlushi është 10 javësh dhe pasi i mbijetoi dy infeksioneve në mushkërive, prindërit shpresojnë që mrekullia e tyre së shpejti të lërë spitalin dhe të shkojë në shtëpi. Foshnjat lindin kryesisht rreth javës së 40 dhe Austin që ishte vetëm 450 gramë sapo kishte bërë gjysmën e zhvillimit kur erdhi në jetë.
Foshnja e lindur parakohe dhe që peshonte 450 gr sfidon parashikimet e mjekëve (FOTO)
Leave a comment