Një histori e çuditshme, por në kohët tona gjithçka mund të ndodhë. Një nënë britanike ka ndihmuar vajzën e saj duke e bërë me fëmijë. Ajo është bërë kështu nëna dhe gjyshja e fëmijës që mbajti në bark për 9 muaj. 21-vjeçarja Jessica Bradford nuk mund të lindte më pas trajtimit për sëmundjen e kancerit. Por mjeku i saj i ruajti të ngrira disa vezë për të ardhmen. Nëna e saj, Julie 44-vjeç pranoi të mbante vezët e së bijës në mitrën e saj. Pas 9 muajsh ajo solli në jetë vogëlushin Jack. Tashmë Julie është nëna dhe gjyshja e të voglit, ndërsa mamaja biologjike është në fakt edhe nëna dhe motra e tij.