Kjo foto është bërë virale në internet dhe kjo për një arsye të veçantë. Mackenna Newman, një 17-vjeçar nga Kalifornia postoi në rrjetet sociale një foto të babait të tij, i cili qëndronte pas derës të bashkëshortes, e cila ishte diagnostikuar me kancer në tiroide. Gruaja duhet të qëndronte e izoluar gjatë trajtimit të saj me rrezatim, por bashkëshorti i saj e ka gjetur një zgjidhje për të mos e lënë të vetmuar. Ai ka vënë një kolltuk në korridor, përballë dhomës së saj dhe ka qëndruar për t’i bërë shoqëri të shoqes gjatë gjithë kohës. “Babai im vuri një tavolinë të dera e saj për t’i bërë shoqëri dhe unë po qaj nga emocionet”, tregon i biri 17-vjeçar.
Fotoja që po bën xhiron e botës, historia prekëse që fshihet pas saj
Leave a comment