Sipas një sondazhi të kryer nga Ispos, i porositur nga Le Monde, 65 për qind e francezëve besojnë se për shkak të emigrantëve, ata ‘nuk ndjehen më si në shtëpi’. Mbi 60 për qind e të të anketuarve thanë se emigrantët në Francë nuk bëjnë përpjekje për t’u integruar, ndërsa 46 për qind besojnë se integrimi nuk është proces i komplikuar. Përqindjet ndryshojnë varësisht nga pikëpamjet politike të të anketuarve, me 95 për qind të mbështetësve të Frontit Kombëtar t kanë deklaruar se ka ‘shumë të huaj në vend’. Islami mbetet një temë e nxehtë për francezët, ku 60 për qind e të të anketuarve besojnë se Islami nuk përputhet me ‘vlerat e Francës. Në një pyetje tjetër, 78 për qind e francezëve e konsiderojnë Islamin si një fe “që kërkon të imponojë mënyrën e saj të jetesës ndaj të tjerëve”. Rreth 46 për qind thanë se “edhe nëse nuk është mesazhi kryesor, Islami ende përmban brenda saj farën e dhunës dhe intolerancës”. Shifrat janë rritur për pesë për qind më shumë se vitin e kaluar.