Mbrojtësi i Kombëtares së Rumanisë, Gabriel Tamas, ka shkaktuar penallti në ndeshjen e fundit që Kombëtarja e Rumanisë e zhvilloi ndaj Serbisë në Bukuresht, në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan Insporti.com. Ai u ndëshkua me karton të kuq për ta lënë ekipin me 10-të futbollistë në fushë. Megjithatë, lajmi i mirë për Tamasin është fakti se Serbia e humbi penalltinë. Ndeshja në fjalë përfundoi pa gola (0:0). Ai pas ndeshjes është ngushëlluar nga gruaja e tij, Ioana Tamas, e cila i qëndron pranë në momente të vështira. Ioana në vitin 2009 akuzohej nga media në Rumani se i ka dërguar fotografi një lojtari të Premierligës për ta joshur. Identiteti i tij nuk është bërë i ditur. Ajo më parë ka punuar si modele.