Paris Saint-Germain ka nisur të punojë për sezonin e ardhshëm.
Klubi francez pritet të humbasë Kylian Mbappe në fund të sezonit, me sulmuesin që do të transferohet te Real Madrid me kosto zero.
Për këtë arsye parisienët duhet të gjejnë një zëvendësues të denjë.
Pikërisht për ta bërë një gjë të tillë drejtuesit e PSG-së kanë caktuar një takim me super menaxherin Jorge Mendes.
Sipas portugezes O Jogo, në qendër të bisedimeve mund të përfundojë edhe Rafael Leao, përveç Bernardo Silva-s të Manchester City dhe Lamine Yamal, talenti i madh i Barcelona-s.