Në qoftë se flasim për garën e arit mendja të shkon menjëherë larg në perëndim, në kohën kur evropianët shkonin në Amerikë për të punuar në minierat e arit me shpresën për t’u bërë të pasur. Sot ekstraktimi i arit në miniera është bërë diçka industriale, me mallin që copëtohet dhe me dinamitet, në kërkim të arit. Në lumenj, edhe sot gjendet ar dhe kërkuesit e arit janë kthyer në modë kohët e fundit. Ka edhe në vendin tonë dhe nuk e bëjnë si punë, por si hobi. Ari duhet kërkuar në lumenj, sepse është uji që e ngre nga thellësia e maleve. Kërkimi bëhet si në kohët e vjetra, ose me një sitë që lejon të marrësh nga toka, rëra duhet hequr për të nxjerrë në dritë metalin e çmueshëm. Përveç këtyre ka edhe mjete më moderne, nga detektorët metalikë, që shërbejnë për të pasur një ide ku mund të gjendet metali, edhe në qoftë se nuk mund të jetë ar. Në këtë mënyrë puna bëhet edhe më e thjeshtë, edhe pse jo shumë, sepse ar ka pak. Puna e kërkuesit të arit nuk paguhet siç paguhej një kohë. Sipas shoqatave, mesatarisht një kërkues ari nuk gjen më shumë se një gram në ditë, pasi ka kërkuar për 8 orë të mira; një gram ar korrespondon me rreth 40 euro, pak për gjithë këto orë pune. Kjo është arsyeja kryesore që të kërkosh ar sot nuk mund të shndërrohet në një punë, por duhet domosdoshmërisht të ngelet një pasion. Por dikush tjetër përgatitet të kërkojë, me rezultate më të mira se tjetri dhe me ar të një tipi tjetër: ai që humbet në verë, në det, nga banjat. Këta persona, të armatosur nga detektorët metalikë, në muajt shtator dhe nëntor, gërryejnë plazhet, dukë kërkuar gjerdanë, unaza, rrathë dhe varëse në ar që kanë qenë të groposura në rërë gjatë stinës së mëparshme. Ari pasi rekuperohet shitet në këmbim të parave. Sigurisht, është një aktivitet më pak romantik në krahasim me atë të kërkuesve në lumë, por siç duket është më fitimprurëse, të paktën në muajt e vjeshtës; për pjesën tjetër të vitit nuk mund të kthehet, sepse ka nevojë për skuadrat e larjes që vendosin ar tjetër nën rërë.