Një lajm që nuk përbën lajm, por gjithsesi çdo herë është një shtrëngim në zemër për të gjithë tifozët e tij të shumtë dhe atyre thjeshtë të apasionuar pas futbollit të viteve 90. Paul Gascoigne është sërish në hall e në probleme. Ish-futbollisti i Lazios dhe përfaqësueses së Anglisë, gjeni dhe karagjoz në fushë, ndërkohë që jashtë fushe është përfshirë në incidente të cilat prej vite, kanë bërë që të pushtojë kopertinat revistave dhe faqet e para të gazetave, për skandalet dhe zënkat ku është bërë gjithmonë protagonist. Në fakt, mbrëmë Gascoigne është shtruar në spital, pasi në vijim të një debate verbël është rrëzuar nga shkallët, në një hotel në Shoreditch, pjesë lindore e Londrës. Janë mediat angleze ato që njoftojnë për incidentin, mes të cilave edhe vetë portali ‘liverpoolecho.co.uk’, sipas të cilit ‘Gazza’ është transportuar në spital me një plagë në kokë, përpara se policia të mbërrinte në hotel, e njoftuar nga klientët, pas debatit verbal, në të cilin nga dëshmitarët, 49-vjeçari është identifikuar si i dehur. “Nuk është ekzekutuar asnjë arrestim, do të dalë dhe do të rikthehet në shtëpi”, ka siguruar për “Daily Mirror”, Terry Baker, zëdhënësi i Gascoigne. Për këtë çështje është shprehur edhe një funksionar i policizë: “U transportua në spital ku qëndron në gjëndje të stabilizuar”. Pra, për momentin nuk ka asnjë masë, ndonëse hetimi vijon.