Pas shumë viteve mundi, Federata e Futbollit të Kosovës e mori atë që deshi para dy viteve, kur FIFA i garantoi anëtarësim të plotë në këtë organizatë, ku janë më shume se 200 federata nacionale, transmeton gazetametro.net
Anëtarësimi i Kosovës në FIFA do të thotë se Kosova ka mundur të garojë për një vend në Kampionatin Botëror të këtij viti në Rusi. Edhe pse skuadra e Kosovës do të mund të ishte e mirëpritur në stadiumet ku është mbajtur ky kampionat, siç duket flamuri i saj jo.
Flamuri i Kosovës i cili ka hartën e saj në mes dhe gjashtë yje, u ndalua nga organizatorët e turneut dhe nuk është parë në asnjë stadium, ndryshe nga flamujt e vendeve të tjera.
Flamuri i Kosovës gjendet në një dokument prej shtatë faqëve në listë me disa shtete të tjera që ndalohej flamuri i tyre në stadium si Taiwani, Irani e madje edhe flamujt e grupeve terroriste si Shteti Islamik.
Sipas New York Times, një përfaqësues i FIFA’s në një email drejtuar kësaj gazete ka thënë se FIFA i lejon të gjithë flamujt e 211 anëtarëve të saj në turne dhe se për më shumë pytetje duhet drejtuar të organizuesit rus të turneut. Mirëpo ata nuk janë përgjigjur dhe nuk kanë dhënë ndonjë koment lidhur me këtë çështje.
Që prej luftës për pavarësi kundër Serbisë në vitet 98-99, Kosova ka egzistuar në një harresë politike dhe kulturore. Pavarësisht se është e njohur nga një shumicë e shteteve prej që ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, Kosova ende nuk po merr njohje sa duhet.
Rusia kishte votuar që Kosova të mos pranohet nga FIFA dhe UEFA. Madje në një votim të mbyllur në Budapest në vitin 2016, asociacioni i futbollit të Serbisë kishin bërë disa fjalime se Kosova nuk duhet të jetë anëtare e këtyre dy organizatave, gjithsesi pas dy javëve ajo u pranua në FIFA me anëtarsim të plotë.
Mirëpo, edhe pse skuadra e Kosovës nuk ishte në Rusi dhe flamuri i saj u ndalua, atje u panë simbole të shtetit. Kjo pasi që mesfushori i Zvicrës Xherdan Shaqiri në njërën këpucë të tij, kishte flamurin e Kosovës. /gazetametro.net