Në vijim janë punët ndërtimore të gazpërçuesit magjistral Shkup – Tetovë – Gostivar, ku sot do të kryhet verifikim i aktiviteteve. Gazpërçuesi është në gjatësi të përgjithshme prej 86 kilometrave, si pjesa e tretë e Projektit për ndërtimin e sistemit gazpërçues nacional në Republikën e Maqedonisë. Projekti është vlerësuar në rreth 30 milionë euro, ndërsa mjetet financiare janë siguruar përmes kredisë nga banka gjermane Dojçe Bank dhe grupi Erste. Ndërtimi duhet të përfundojë deri në vitin 2019. Tenderi për ndërtimin e këtij gazpërçuesi magjistral në fillim të vitit të kaluar e publikoi ndërmarrja “Resurse energjetike të Maqedonisë”.