Ekipet e kërkimit në lumin Lepenc, kanë gjetur trupin e pajetë të policit të dytë Armend Trena.
Polcia e Kosovës e ka konfirmuar për gazetametro.net, se është gjetur një turp i pajetë në lum.
Gjetja e këtij trupi është bërë pak para orës 14:00, rreth një kilometër ku është gjetur trupi i policit tjetër ditë më parë.
Ditë më parë ishte gjetur trupi i pajetë i policit Malsor Dashi. Trupi i tij ishte gjetur rreth pesë kilometra, largë vendit të aksidentit. Ai të nesërmën ishte varrosur në vendlindjen e tij.
Dy policët, derisa po lëviznin me veturë zyrtare, kishin devijuar rrugën dhe kishin rënë nga ura, e cila ndodhet rreth 150 metra e lartë, mbi lumin Lepenc. /gazetametro.net