Tetovë, 3 janar – Të hënën mbrëma, rreth orës 19.30 minuta, deri më tani një person ose disa persona të panjohur me armë zjarri kanë gjuajtur në drejtim të shtëpisë së 43-vjeçarit me iniciale G.N nga Tetova e lokalizuar në rrugën “108”, në Tetovë, shkruan gazeta KOHA. Nga një distancë prej 20 metrash është gjuajtur në pjesën e përparme të shtëpisë, në të cilën janë gjendur dy persona të gjinisë femërore nga të cilat njëra minorene. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa është shkaktuar një dëm i konsiderueshëm në katin e parë të shtëpisë, si dhe në gomën e pasmë të një veture të parkuar e tipit “Jaguar”, gjithashtu pronë e G.N. Është kryer hetim i kompletuar, ku janë gjetur 7 gëzhoja të kalibrit 9 milimetër si dhe pjesë të predhave. Po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit në fjalë,të gjitha detajet që ndërlidhen me këtë rast, si dhe zbulimin e autorëve apo autorit i cili ka gjuajtur në drejtim të shtëpisë së G.N.