Një burrë pretendon se ka zënë një bretkosë gjigante në Teksas, SHBA. Marcuz Rangel shpërndau fotografitë e kapjes së tij monstruoze në Batesville, Teksas me Asociacionin e Gjuetarëve të Teksasit të cilët e shpërndanë më pas atë në faqen e tyre të Facebook. Duket se bretkosa gjigante ishte qëlluar dhe vrarë, pasi Marcuz duket në foto duke e mbajtur atë me njërën dorë dhe në njërën dorë armën. Steve Lightfoot, një zëdhënës i Departamentit për Kafshë të Egra në Teksas, tha se fotografia është e vërtetë. Reagimet pas shfaqjes së fotografive ishin të ndryshme, me shumë njerëz të cilët nuk besonin se një krijesë e tillë ekziston.
Gjuetari kap bretkosën gjigante (FOTO)
Leave a comment