Gjykata supreme e Turqisë e refuzoi kërkesën e opozitës kundër vendimit të Komisionit të lartë zgjedhor që t’i pranojë fletëvotimet pa vula në referendumin për ndryshime kushtetuese. Partia Republikane Popullore opozitare e Turqisë disa herë e kritikoi vendimin e komisionit zgjedhor që t’i pranojë fletëvotimet në zarfe të cilat nuk kanë pasur vula.
Kjo parti pas rezultateve të referendumit, të cilat mundësuan zgjerim të autorizimeve të shefit të shtetit, zyrtarisht të premten e kaluar parashtroi peticion para Këshillit shtetëror, i cili është gjykata më e lartë administrative në Turqi. Opozita e vlerësoi vendimin e komisionit zgjedhor si hap “administrativ”, i cili ua ka hap dyert mashtrimeve.
Gjykata Supreme e refuzoi vendimin me arsye se ky nuk ka qenë “hap administrativ” dhe se nuk ka kompetencë të vendos për hapat e autoriteteve zgjedhore. Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag deklaroi se vendimin, të cilin e ka marrë komisioni zgjedhor nuk mund ta hetojë as Gjykata Kushtetuese, e as Këshilli shtetëror.