Gorilla Colo e cila feston 60 vjetorin e lindjes këtë muaj është shpëtuar nga ekipi mjekësor pasi i është larguar përbërja kancerogjene që gjendej brenda trupit të saj. Kopshti zoologjik ku ajo mbahet ka bërë të ditur përmes një kumtese zyrtare se falë operacionit asaj i është larguar nga krahu tumori, dhe se është ndalur me sukses përhapja e tij në pjesët e tjera të trupit. Gorilla Colo është gorilla e parë e lindur në kopsht zoologjik dhe e cila ka tejkaluar jetëgjatësinë e zakonshme për plot dy dekada. Kopshti zoologjik është duke planifikuar një festë për ditëlindjen e saj, ajo mbush plot 60 vite më 22 dhjetor.
Gorilla më e vjetër në botë shpëtohet nga tumori (FOTO)
Leave a comment