Dy persona të panjohur dje rreth orës 17:50 minuta kanë kryer grabitje ndaj një të punësuari në një pompë benzine në fshatin e Haraçinës ku nën kërcënimin me pistoletë kanë marrë 180.000 denarë. MPB njoftoi se pasi që grabitësit nga i punësuari ka marrë paratë nga qarkullimi ditor, është larguar në drejtim të panjohur. Policia ndërmerr masa për gjetjen e autorëve dhe për ndriçimin e plotë të rastit.