Athinë, 10 prill – Për shtatë shtetas serb, të cilët janë ndër nëntë të akuzuarit për vrasjen e amerikanit Bakari Henderson në ishullin grek Zakintos, në aktakuzë kërkohet burg të përjetshëm, njoftoi sot gazeta serbe “Politika”.
Gazeta shkruan se hetimi ka konfirmuar se i riu ka vdekur 11 sekonda pas goditjes me këmbë në kokë dhe se njëri prej pjesëmarrësve në këtë vepër penale asnjëherë nuk është identifikuar.
Sipas vendimit të këshillit për kundërvajtje të Zakintos, ky dënim është kërkuar në aktakuzën prej 55 faqeve për nëntë pjesëmarrës në atë vepër penale, ndërsa gjashtë pjesëmarrësve do t’u gjykohet për “vepër të rëndë penale pa paramendim në gjendje të qetë psikike”.
Në konkludimin e gjykatësit thuhet se amerikani i ri është sulmuar me qëllim që të vritet.
Përndryshe, vjet në qershor, shtetasi amerikan 22 vjeçar Bakari Henderson u vra në Zakintos pas grindjes për një vajzë.