Greqia vazhdon me procedurat për zgjerimin e ujërave territoriale me 12 milje në detin Jon.
Një gjë e tillë është konfirmuar nga vetë ministri i Jashtëm Nikos Dendias, një gjë e tillë është ushtrim ekskluziv i të drejtës që njihet nga Ligji Ndërkombëtar për Detin e që nuk është subjekt kufizimi apo miratimi nga ndonjë palë e tretë.
Në një intervistë për gazetën “Naftemporiki”, Dendias, thotë se qëllimi i qeverisë greke është deligjitimimi i të gjitha ujërave kufitare sipas parimeve të ligjit ndërkombëtar si dhe në konsultim me fqinjët.
“Pasi përfunduam marrëveshjet me Egjiptin dhe Italinë, është çasti që të vazhdojmë me vendet e tjera. Është një ushtrim i një të drejte ekskluzive të njohur për vendet nga Ligji Ndërkombëtar i Detit dhe që nuk i nënshtrohet asnjë lloj kufizimi ose miratimi të palëve të treta “, tha Dendias pa iu referuar konkretisht Shqipërisë.