Kryetari i Komisionit për çështje evropiane Artan Grubi së bashku me anëtarët dhe zëvendës-anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, realizuan takim me Liliana Tangi, deputete në Kuvendin Nacional të Republikës së Francës, e cila është edhe nënkryetare e Komisionit për Çështje Evropiane dhe nënkryetare e Grupit për Miqësi në mes të Kuvendit Nacional të Republikës së Francës dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, si dhe me ambasadorin francez në vend, Kristian Timonie. Në takim, siç njoftoi Komisioni për Çështje Evropiane pranë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë u këmbyen mendime për më shumë tema, kurse mbi të gjitha për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, proceset reformuese në Republikën e Maqedonisë, për BE-në dhe NATO-n, si dhe zhvillimin e marrëdhënieve të Republikës së Maqedonisë me vendet fqinje. U konstatua së bashku se marrëdhëniet bilaterale zhvillohen vazhdimisht, në frymën e besimit dhe miqësisë së ndërsjellë, ku u konfirmua angazhimi i përbashkët për avancimin e mëtejshëm të tyre.
Nga ana e Grubit u shpreh pritja jonë për mbështetjen franceze për përpjekjet integruese euroatlantike të Republikës së Maqedonisë, me çka kërkojmë vlerësim të rreptë por të drejtë të arritjeve, ndërsa nga ana e Tangit u riafirmua mbështetja për proceset reformuese në Republikën e Maqedonisë, qëllimi përfundimtar i të cilës është integrimi i plotë i shtetit në Bashkimin Evropian dhe NATO Aleancën. Për Republikën e Maqedonisë, mbështetja që vjen nga Republika e Francës është me rëndësi të jashtëzakonshme, duke pasur parasysh rolin kyç të Francës në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, veçanërisht para Raportit të prillit të Komisionit për Progresin e Republikës së Maqedonisë në integrimet Evropiane, në të cilën vendi ynë do të marrë rekomandim të qartë për fillimin e negociatave me BE.
Në këtë kontekst, Grubi njoftoi se i gjithë fokusi i vendit është drejtuar drejt zbatimit të ligjeve reformuese të mbetura, si dhe zgjidhjen e kontestit me fqinjët tonë jugor për të integruar plotësisht vendin tonë në NATO dhe BE. Deputetët të cilët ishin të pranishëm në takim, si nga shumica parlamentare dhe opozita, ranë dakord se bashkëpunimi parlamentar duhet të zhvillohet dhe thellohet në interes të shkëmbimit të përvojave dhe mendimeve me qëllim të avancimit të marrëdhënieve midis dy vendeve. Nga ana e tyre u theksua se dialogu politik duhet të zhvillohet në suaza të Kuvendit, në interes të realizimit të proceseve reformuese të BE-së që kanë mbështetje mbi partiake, mbi nacionale dhe mbi etnike në Republikën e Maqedonisë, shtohet më tej në kumtesë.