Grupi i Vishegradit është simbol i njohur botëror për iniciativë të suksesshme të katër shteteve, të cilat ndër vite i kanë realizuar qëllimet kryesore për integrim në BE dhe NATO dhe mund të shërbejë si shembull për vendet e Ballkanit Perëndimor, deklaroi ambasadori i Polonisë, Jacek Multanovski në hapjen e konferencës “grupi i Vishegradit dhe Ballkani Perëndimor – çka pason për këto dy rajone?”.
“V4 është platformë për dialog dhe zhvillim të bashkëpunim rajonal, siguri dhe stabilitet. Grupi i Vishegradit do të vazhdojë me angazhimin për procesin e zgjerimit, që fuqishëm besojmë se është në interes më të mirë edhe të BE-së dhe të vendeve kandidate”, tha Multanovski.
Theksoi se temat kryesore të konferencës janë për ardhmërinë dhe rolin e V4 në Evropën Qendrore dhe Juglindore dhe si Grup i Vishegradit mund të ndikojë në zhvillimin në vetë BE-në.
“Kriza e emigrantëve është element i rëndësishëm në marrëdhëniet midis Grupit të Vishegradit dhe vendeve të Ballkanit, por konferenca e sotme është një mundësi për të diskutuar edhe për dimensione të tjera nga bashkëpunimi i tanishëm dhe i ardhshëm midis V4 dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Multanovski.
Konferenca për bashkëpunim dhe marrëdhënie midis vendeve të Grupit të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor është organizuar nga Analitika tink tekn në bashkëpunim me Ambasadën e Polonisë në Shkup. Ajo është e ndarë në dy sesione, një për marrëdhënie të Grupit të Vishegradit në Evropën Qendrore dhe e dyta për Grupin e Vishegradit dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Për dallimet në korelacionin e përbashkët, para dhe pas inkuadrimit në BE të vendeve të V4, zgjidhja e sfidave rajonale, mosmarrëveshjet dhe dallimet dhe për sfidat aktuale në bashkëpunim midis vendeve të Grupit të Vishegradit në bashkëpunim midis vendeve të Grupit të Vishegradit kanë folur Mikael Koran nga Instituti për marrëdhënie ndërkombëtare në Pragë, Mateush Gnjazdovski nga Qendra për studime lindore në Varshavë dhe Tomash Strazhaj nga Asociacioni sllovak për politikë të jashtme në Bratislavë.