I shkreti Cameron McGeehan. Mesfushori mori kartonin e verdhë për shkak të reagimit të tij pasi iu thye këmba kundër Portsmouth. McGeehan grushtoi fushën në agoni teksa po trajtohej nga stafi mjekësor pasi u dëmtua nga ndërhyrja e Michael Doyle i Portsmouth. Por arbitri Tim Robinson nuk tregoi mëshirë duke i dhënë lojtarit kartonin e verdhë përpara se të transportohej në dhomën e zhveshjes. Përveç kësaj, edhe tifozët e Pompey filluan ta ngacmonin duke kënduar “do të shkosh në shtëpi me ambulancë”. Trajneri i Luton Nathan Jones ishte një nga ata që kritikoi si arbitrin Robinson ashtu dhe tifozët vendas.
Si përfundim McGeehan shkoi me ambulancë në spital, me trajnerin Jones që ishte një nga vizitorët e parë. Ai postoi një foto të vetes së tij dhe Jones në Twitter duke falënderuar mbështetësit me mesazhet inkurajuese. Ai nuk i përmendi polemikat. Por Jones nuk i kurseu duke kritikuar Robinson dhe tifozët e Portsmouth. “Mendoj se ai duhet të kishte treguar më shumë ndjeshmëri. Ishte e turpshme. Ai është një djalë i ri, një talent i mrekullueshëm, ai punon shumë çdo ditë dhe ky është një dëmtim i rëndë dhe tifozët e Portsmouth treguan se kush janë. Një turp i madh,” shprehet trajneri.