Bruksel, 18 tetor – Eurokomisari për zgjerim Johanes Han u shpreh në Tuiter pas mossuksesit të djeshëm të liderëve të BE-së që të sjellin vendim të qartë dhe thelbësorë, siç premtuan në qershor, për fillimin e negociatave me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë.
“Liderët e BE-së nuk kanë arritur t’i përmbushin obligimet e tyre për negociatat inkuadruese me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë në Këshillin Evropian. Kjo paraqet dëshpërim ekstrem. Vendet anëtare të BE-së tani duhet të prononcohen për atë sa është serioz angazhimi i tyre drejtë integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Han.
Porosi të ngjashme dërgoi edhe ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitorv.
“Më së paku që Bashkimi Evropian i ka borxh rajonit është të jetë e qartë ndaj nesh. Nëse nuk ekziston tashmë konsensus për ardhmërinë evropiane të Ballkanit Perëndimor, nëse premtimi nga Selaniku në vitin 2003 nuk ekziston, qytetarët meritojnë ta dinë”, ka shkruar Dimitrov.
Komisari Han përsëriti, si në Luksemburg, se ky nuk është moment me të cilin mund të krenohet BE-ja.
“Të refuzohet njohja e progresit të dëshmuar do të ketë pasoja negative, përfshirë edhe rrezikun nga destabilizimi me ndikim të plotë ndaj BE-së”, paralajmëroi Han. (koha.mk)