Kryeministri Ramush Haradinaj, ka vizituar kompaninë e mermerit “Fox Marble”. Ai ka thënë se ky investim amerikan është storje suksesi dhe ka shtuar se viti 2019 do të jetë vit i ekonomisë së vendit, transmeton Klan Kosova.
“Lënda e parë dhe produkti final i mermerit, të dyja të Kosovës. Me mbi 95% të prodhimeve që eksportohen jashtë vendit dhe me rreth 100 të punësuar, investimi amerikan Fox Marble, është një storie e suksesit”, ka thënë Haradinaj në Facebook.
“Kjo kompani e ka ndryshuar trendin nga import në eksport, që mbanë emrin e Kosovës në shtëpitë e bizneset e botës. Viti 2019 do të jetë vit i kthesës në ekonominë e vendit dhe si Qeveri do të jemi në përkrahje të zhvillimit dhe mbrojtjes së investimeve të huaja”.