Jordan Henderson ka dhuruar një skenë shumë emocionale pas përfundimit të finales së Ligës së Kampionëve, kur ka përqafuar babanë e tij të sëmurë me kancer. Mbrëmja e Madridit do të jetojë gjatë në kujtesën e çdo tifoz të Liverpoolit në mbarë botën, pasi ishte një çështje emocionale. Kjo pasi Reds arritën të fitojnë trofeun e gjashtë të Ligës së Kampionëve pasi mposhtën Tottenhamin në finale me rezultat 2-0.
Me të përfunduar finalja, shumica e lojtarëve të Liverpoolit filluan të qajnë dhe nuk ndaleshin lotët e gëzimit. Njëri nga ta padyshim se është edhe kapiteni, Henderson, i cili ngriti lartë trofeun e Ligës së Kampionëve.
Pas fishkëllimës përfundimtare në Madrid, kapiteni Henderson gjeti babanë e tij në turmë dhe ata ndanë një përqafim emocional.
Emocionet ishin të mëdha dhe lotët nuk ndaleshin nga mesfushori anglez, pasi babai i tij vuan nga kanceri.
WE LOVE YOU JORDAN HENDERSON pic.twitter.com/iDU9yBjmKg
— Empire of the Kop (@empireofthekop) June 2, 2019