Milani dështoi të fitojë edhe sot, teksa nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Napolin në shtëpi. Një rezultat ky që për atë çfarë dhanë skuadrat në fushën e lojës është i drejtë, pasi loja ishte e barabartë nga të dyja ekipet.
Pas përfundimit të ndeshjes, për mikrofonat e “Sky Sport” ka folur mbrojtësi i kuqezinjve, Teo Hernandez i cili u shpreh: “Kjo e sotmja është një pikë shumë e rëndësishme. Ne e dinim që do të ishte një ndeshje e ndërlikuar, pasi Napoli është një ekip i shkëlqyer.
Milani është një klub i madh, dhe ne do të përpiqemi të fitojmë në ndeshjet e ardhshme. Të paktën sot nuk humbëm. Unë jam shumë mirë, dhe ndihem i qetë në rolin ku jam. Milani nuk duhet të jetë në këtë vend të renditjes, ne duhet të përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje.”, u shpreh Teo Hernandez.