Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Hojt Brajan Ji sot dhe nesër do ta vizitojë Republikën e Maqedonisë ku do të takohet me kreun shtetëror dhe me liderët e partive politike në Parlament.
“Unë do të takohem me presidentin e vendit Gjorgje Ivanov, me liderët e VMRO- DPMNE-së, Nikolla Gruevskin, të LASM-së Zoran Zaev, të BDI-së Ali Ahmetin , të BESË-s Bilal Kasemi, me Vesel Memedin nga Aleanca për Shqiptarët dhe me Menduh Thaçin liderin e PDSH-së, si dhe me siç citohet në njoftimin e Ambasadës t SHBA-së, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferin. Sipas axhendës, ai duhet të realizojë takime edhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe të bashkësisë diplomatike.
Në takimet, siç citohet do të flitet për statusin e formimit të qeverisë, marrëdhëniet bilaterale dhe reformat e nevojshme për integrimin euroatlantik. Parashikohen që pas takimeve Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan Ji nesër pasdite të japë deklaratë për mediat.