Praktika sipas së cilës vajzat dhe gratë gjatë ciklit menstrual duhet të flenë në një kasolle jashtë shtëpisë së tyre i ka marrë jetën një vajze të re nga Nepali. Në vendet si Nepali dhe India femrat konsiderohen si të papastërta gjatë periudhës kur ato janë me cikël mentstrual, e për më tepër ata besojnë se cikli u krijua si një ndëshkim për mëkatet e kryera. Dambara Upadhyay ishte vetëm 26 vjeçare kur ajo u gjet e vdekur nga familja e saj, pasi ishte udhëzuar që të kalonte natën e vetme në njërën nga kasollet që shërben për këto raste, shkruan gazetametro.net. Sipas mediave lokale ky nuk është një rast i izolouar, edhe më herët vajza dhe gra kanë humbur jetën e tyre përderisa ishin të shtrënguara që të kalojnë ditët e ciklit të vetmuara në kasolle.