Një gjykatë në Kuvajt dënoi me vdekje shtatë djem të rinj, të akuzuar se kanë rrëmbyer dhe përdhunuar një djalë 13 vjeç i cili vuante nga çrregullime mendore. Avokati i viktimës Ibrahim al-Bathani, deklaroi se gjykata anuloi dënimin me dhjetë vite burg të dhënë në muajin prill nga një gjykatë e shkallës së parë, duke i dënuar këtë të martë shtatë të rinjtë me vdekje. Personat e dënuar me vendim të formës së prerë këtë të mërkurë janë me moshë nga 18 deri në 23 vjeç.